Riaktivizohet zjarri në Kraps të Fierit, flakët favorizohen nga era e fortë

Është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit.

Burime bëjnë me dije se flakët favorizohen nga era e fortë. Kreu i zjarrfikësve të bashkisë Fier Zija Hyka pohon se situata është e vështirë, ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse .

Situata bëhet më e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që vetëm dy dite me parë shuarja e zjarrit u bë e mundur edhe pas ndërhyrjes nga ajri pasi zjarri doli jashtë kontrollit duke u përhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit.

Për shkak të përhapjes së shpejt të flakëve situata po behet alarmante duke kërkuar përforcime edhe nga Patosi e Rroskoveci , ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tilla mund të kërkoje edhe ndërhyrje nga ajri.

Sipërfaqja e djegur në Peshtan u vlerësua në më shumë se 30 hektarë të mbjella me dushk, pishë dhe ullinj ndërsa nuk u rrezikuan banesat.


Shtuar 25.07.2023 14:38