Për çfarë është duke u përgatitur ZëvendësKryeministrja Mesi në Amerikë?
Pëlqej
Për çfarë është duke u përgatitur ZëvendësKryeministrja Mesi në Amerikë?

Në një foto të postuar në rrjetin e saj social në instagram, ZëvendësKryeministrja e Republikës së Shqipërisë e cila do të jetë këtë javë në New York, SHBA, me një axhendë të ngarkuar aktivitetesh dhe takimesh të nivelit të lartë, shfaqet duke punuar dhe informon se po përgatitet për raportimin në OKB të Raportit Vullnetar Kombëtar mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Ky raport reflekton rrugëtimin e Shqipërisë në drejtim të arritjes së këtyre objektivave universale të OKB, e njohur ndryshe si "Axhenda 2030" ose "Objektivat Globale", një thirrje universale e përqafuar nga vendi ynë para 3 vitesh, e cila ka për qëllim kryesor ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga çdo shtet në çrrënjosjen e varfërisë, mbrojtjen e planetit dhe garantimin që çdo popull të gëzojë paqe dhe prosperitet.
Shtuar më 16/07/2018, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori