Per Cervenkovskin propozimi i BDI-se per vendosjen e dygjuhesise ne ARM eshte i papranueshem
Albeu.com
"Idea per dygjuhesi ne ARM nuk rezulton te ekzistoje ne Marreveshjen kornize te Ohrit dhe kjo nuk eshte e rastesishme", tha ne Oher kryetari Cervenkovski duke hedhur poshte keshtu propozimin e BDI-se.Branko Cervenkovski, Presidenti i Maqedonise dhe njeherit komandanti suprem i forcave te armatosura, e vleresoi si te papranueshem propozimin e Bashkimit Demokratik per Integrim lidhur me vendosjen e gjuhes shqipe ne Armaten e Republikes se Maqedonise.

Cervenkovski u shpreh se armata eshte "strukture ne te cilen vendosja e hierarkise dhe koordinimi i komandes duhet te jete teresisht i qarte dhe kategorik. Mendoj gjithashtu se nje propozim i tille eshte i papranueshem" theksoi me tej Cervenkovski. Kryetari i Maqedonise perkujtoi se gjate negociatave paqesore ne Oher te vitit 2001 eshte diskutuar "per ide te tilla, qe per disa arsye principale jane hedhur poshte". BDI-ja kerkoi para disa kohesh qe gjuha shqipe te vendoset si gjuhe zyrtare ne armate dhe ne polici.

Presidenti Cervenkovski, kryeministri Vllado Buckovski, ministri i Mbrojtjes Jovan Manasijevski dhe disa perfaqesues te huaj te larte morren pjese sot ne manifestimin qendror me rastin e 18 gushtit - Dites se ARM-se qe u mbajt ne Oher.
Shtuar më 18/08/2005, ora 22:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori