"Për ca lek të përdhosën emrin o Qemal", aktori revoltohet me emrin e stadiumit
Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk i kursen aspak kritikat për qeverinë.

Në një postim të fundit në Instastory, Rezarti ka reaguar pas lajmit në lidhje me ish-stadiumin Qemal Stafa, i cili do të quhet “Air Albania” sikurse vetë emri që mban kompania ajrore shqiptare.

Ai ka publikuar një foto të Qemal Stafës ku mbi të shkruan: “Për ca lek përdhosën emrin tënd o i nderuar Qemal Stafa!!!!!!!

Vdiqe me nder o i madh Qemal! Ne po na vrasin për së gjalli. Ike nga stadiumi, madje edhe nga Gjimnazi do të heqim se kanë paguar lekë edhe aty”.
Shtuar më 10/11/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori