Per Ali Ahmetin, lufterat kane mbaruar
Albeu.com
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përjashton çdo mundësi për përsëritjen e konfliktit të vitit 2001. Ahmeti tha se luftërat kanë mbaruar dhe se ardhmëria e vendit dhe e rajonit është në integrimin e plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO."Luftërat për kombin shqiptar kanë mbaruar dhe nuk është mirë, po flas jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë por si tërësi si komb, treni në të cilin kemi hypyr nuk bën që të zbresim në destinacion të gabuar sepse për një kryengritje të re mund t'ju pëlqejë vetëm se armiqëve të kundërshtarëve të shqiptarëve dhe tani të vërtetohen tezat e Çubrilloviqit dhe çubrilloviqëve të rinj, se shqiptarët janë njerëz që prodhojnë destabilizim, se shqiptarët janë njerëz konfliktuoz. Mendoj që shteti i Kosovës, apo më mëri të themi idealet për çka ranë me mijëra njerëz u realizuan me pavarsinë e Kosovës. Mendoj që idealët për të cilët ranë shokët tanë në Maqedoni dita ditës po jetësohen", u shpreh Ali Ahmeti, kreu i BDI-së, në një intervistë për Alsat.
Shtuar më 05/05/2010, ora 22:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori