Për 3 muaj u fsheh urdhri-arresti belg për Frrokun
Urdhri i arrestit i Interpolit të Brukselit për akuzën e vrasjes ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku është mbajtur pa u zbatuar nga Shqipëria që prej datës 8 janar 2015, deri më 27 mars të këtij viti.

Vetëm një ditë pas arrestimit të deputetit Frroku, me akuzën e "dëshmisë së rreme", zyra e Interpol Tirana i'a ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë urdhrin e kërkimit për të dyshuarin.

Për rreth 3 muaj, dy shkresa të Interpolit belg janë mbajtur në sirtarët e Interpol Tiranës pa u bërë asnjë procedurë për ndjekjen apo për zbatimin e tyre, shkruan "Panorama". Në datën 8 janar 2015, Interpoli belg kishte përcjellë urdhrin ndërkombëtar të arrestit për deputetin Mark Frroku, i dyshuar për vrasje në Belgjikë në vitin 1999. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori