Peqin, zhduket në rrethana misterioze babai i 5 fëmijëve
Babai i 5 fëmijëve në një fshat të Peqinit është zhdukur në rrethana misterioze.

Rrahman Nexhip Tabaku 70 vjeç me banim në fshatin Karthnekë të Shezës është larguar pa asnjë adresë nga banesa.

Sipas familjarëve ai ka dalë nga banesa rreth orës 04.00 të datës 08.01.2017.

Ai i ka thënë bashkëshortes se po shkonte të ushqente bagëtitë. Por më pas nuk është kthyer më në banesë.

Familjarët tregojnë se ai ka qenë i veshur me xhaketë kafe, pantallona të zeza, triko me kuadrate dhe këmishë blu.

Nipi Sokol Tabaku 32 vjeç kryer kallëzim në komisariatin e policisë Peqin për humbjen e babait të tij. Por si kërkimet e tyre private ashtu edhe të policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më tani.

Askush nuk e ka parë të moshuarin që nga data 8 janar. Kushdo qe e sheh familjaret kane lene numrin 0686409664. Infoelbasani.al/
Shtuar më 11/01/2017, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori