EMRI/ I dënuar me 5 vite burg, arrestohet në Tiranë 36-vjeçari i shpallur në kërkim

Rezart Myslymi, 36 vjeç u arrestua nga policia e Tiranës pasi ishte dënuar me 5 vite burg.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Strehimi”, në rrugën “Thoma Koxhaj”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Rezart Myslymi, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Albeu.com/


Shtuar 17.08.2023 10:53