Pensionet, të vetëpunësuarit në bujqësi të njëjtat përfitime me qytetin
Pëlqej
Ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë Erion Veliaj u shpreh sot se të vetëpunësuarit në bujqësi do të kenë të njëjtat përfitime me të punësuarit në zonat urbane sa i përket marrjes së pensionit.

Gjatë një takimi me banorë të zonës së Lundrës, ministri theksoi se prej një janarit fillon procesi i afrimit të skemës së pensioneve të zonave rurale me atë të qytetit.

“Kjo është reforma më e madhe që nga viti 1993. Një ndryshim që në 20 vitet e fundit nuk ka ndodhur. Kohën e kemi të kufizuar deri sa skema e fshatit të pajtohet me të qytetit. Na ngelen edhe 4 vjet që skemat të barazohen. Nuk mund ta shtyjmë më shumë se viti 2018. Që nga data një janar do fillojë afrimi i skemave. Lajmi i mirë është që për herë të parë ata që janë të vetëpunësuar në bujqësi do kenë të njëtat fitime me ata që janë të punësuar në zonat urbane. Ka pensione në zonat ruralë që janë më të ulëta se ndihma ekonomike”- u shpreh ministri Veliaj. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori