Paraditen e djeshme në Spitali i Traumës, jetë 20 vjeçarja
Xhesika Biqiku, e cila prej tri ditësh ishte në gjendje kome, për shkak se kishte
dëmtime të rënda në kokë nga rënia e tullave.
Ajo jetonte në një pallat në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku gjatë lëkundjeve, së bashku me familjen e saj ishin munduar të largoheshin nga apartamenti në katin e parë, por fati deshi që
Xhesika të mos ia dilte dot.
Xhesika sapo kishte nisur studimet për Arkeologji në Universitetin e
Tiranës.
Tullat nisën të bien nga kati i pestë, ku të gjithë morën
dëmtime, por Xhesikës i ra një tullë në kokë, duke i shkaktuar
dëmtime të mëdha në tru. Bashkë me zërin e dridhur dhe lutjet përlotëse për jetën e së bijës, babai rrëqethi kur tha se më mirë të kishte vdekur ai sesa vajza e vogël, teksa lëngonte ende në shtratin e spitalit. “Nëse nuk do të isha penguar teksa dilnim,
Xhesika do të kishte shpëtuar”, tha babai.
Xhesika është viktima e parë që shënohet nga dëmet prej tërmetit në qytetin e
Tiranës.
Shtuar më 01/12/2019,
ora 11:31