Pengojne zhvarrimin e shqiptareve te vrare
Albeu.com
Anëtarët e familjeve të serbëve të pagjetur nga Kosova do të tentojnë të pengojnë ekshumimin e mbetjeve mortore në lokacionin në afërsi të Rashkës, në qoftë se në ndërkohë nuk fillon kërkimi në lokacionet në Kosovë, ku dyshohet se do të mund të kishte varreza masive të serbëve.
Koordinatori i Shoqatës së të pagjeturve në Kosovë, Millorad Trifunoviq i tha sot agjencisë serbe Tanjug se në qoftë se me ekshumime nuk fillohet njëkohësisht edhe në tri lokacione në Kosovë, ku dyshohet se gjenden varreza masive të serbëve, anëtarët e kësaj shoqate do të tentojnë të pengojnë hapjen e varrezës masive në lokalitetin Rudnica afër Rashkës.

Sipas kësaj shoqate dhe Tanjugut, në Kosovë momentalisht kërkohen 1 709 persona, nga të cilët 546 serbë dhe joshqiptarë të tjerë (nuk saktësohet sa prej tyre janë serbë).
Shtuar më 16/05/2010, ora 19:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori