Policia e
Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas pasi akuzohen se kanë mbajtur pa dëshirën e tij shtetasin D.P, 41 vjeç, duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij.
Mësohet se dy
shtetasit e kanë kryer këtë veprim pasi shtetasi D.P u kishte borxh një shumë prej 7000 lekësh dhe nuk ua kishte kthyer.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të
shtetasit, Erjon
Basha, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe procedimin në gjendie të lirë të
shtetasit, Q.
Basha, 71 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Heqja e paligjshme e lirisë", parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal. /Albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017,
ora 10:56