Katër të rinj nga fshati Fierz i Elbasanit janë arrestuar sot nga policia e Fierit me akuzën e marrjes peng dhe keqtrajtimin e një të riu nga
Lushnja të cilin më pas e kanë lënë në fshatin Karbunarë të Lushnjës.
Shkaku i keqtrajtimit eshte bere ankesa e nje vajze vetem 12 vjeç nga
Lushnja, e cila ishte ngacmuar seksualisht dhe ishte perndjekur nga 20-vjeçari qe u keqtrajtua. Vajza
kerkoi ndihmen e
kusherinjve te saj nga
Elbasani, te cilet mberriten me nje mjet Tuareg e rrembyen 20-vjeçarin e kane kercenuar me ane te nje arme qe mos vijonte me te ngacmonte vajzen e me pas e kane leshuar. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2013,
ora 10:45