4 vite burg! E la e dashura e mitur, shqiptari i publikon videot intime në faqen pornografike

Një shqiptar në Greqi e ka pësuar keq pas publikimit të videove intime të ish-të dashurës në një faqe për të rritur.

Pavarësisht se ende ëhtë në kërkim nga drejtësia, Gjykata Penale me tre anëtarë në Volos dënoi dje një 25-vjeçar shqiptar në mungesë, sepse ai publikoi një video të një të mitureje në një faqe pornografike, për t’u hakmarrë ndaj saj sepse u ndanë.

Sipas mediave greke, 25-vjeçari nga Shqipëria u akuzua për posedim dhe publikim të materialeve pornografike për fëmijë, ai u dënua me 4 vjet burg, një gjobë të cilën nëse nuk e paguan ai do të vuajë edhe gjashtë muaj shtesë ne burg.

25-vjeçari u akuzua se më 16 korrik 2020, ai postoi një video me momente intime që kishte me një të mitur greke, në një faqe interneti pornografike. Vajza u shfaq në gjykatë, dhe dëshmoi si dëshmitare e prokurorisë, duke thënë se ajo kishte një lidhje me shqiptarin që nga viti 2015, në një ishull në Sporades dhe vitin e kaluar ajo vendosi të ndahej.

“Që atëherë filloi makthi, pasi ai posedonte videot me momentet tona personale. Ai më siguroi se askush nuk do t’i shihte. E doja dhe kisha besim “të verbër” dhe ai më tha se më donte.”- përshkroi ajo në dëshminë e saj.

25-vjeçari, në mënyrë që të hakmerrej për ndarjen, e kërcënoi se do të publikonte dy video që ai posedonte dhe e kërcënonte vazhdimisht të miturën se do ti nxinte jetën. Dhe në fakt shqiptari e postoi videon në një faqe pornografike, ndërsa i dërgoi mesazhe nga dy profile të rreme se ai do të shkatërronte jetën e saj.

Vajza, atëherë e mitur, shpjegoi se videot u regjistruan kur ajo ishte 16 dhe 17 vjeç, u ankua në Polici dhe pavarësisht rekomandimeve për 25-vjeçarin, ai dyshohet se i ngarkoi dy videot në faqe më shumë se një herë.

 

 

 


Shtuar 22.09.2021 10:33