Peng telefonin, mënyra më e çuditshme e shitjes së kokainës në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë, duke vënë në pranga një 41 vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale.

Policia gjithashtu ka sekuestruar lëndë narkotike kokainë, telefona celularë dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Falë operacionit të koduar “HOSTAGE”, u kap në flagrancë shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë operacionit, me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg në rrugën e Durrësit. Me një sasi prej dy qesesh kokainë (306.6 gramë).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 500 euro dhe 46 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si edhe 14 telefona smartfon, që poseduesi i lëndës narkotike ia mbante si peng për lëndën narkotike personave të ndryshëm, në shkëmbim të kokainës.

Mbi 41 vjeçarin rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”
Shtuar më 26/09/2019, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori