Peng që ditën e djeshme, çfarë po ndodh me pukjanin e rrëmbyer
Një 49-vjeçar nga Puka, banues në zonën e Bathores, vazhdon të mbahet peng që prej paradites së djeshme, kur u fut me forcë në një makinë nga dy persona të maskuar.

Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës.

Jak Prenga, 49 vjeç u rrëmbye nga një makinë tip foristrade e autorëve është larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Burime nga Komisariati nr.5., i Kamzës bëjnë me dije për ABC News se, dy autorët që morën forcërisht personin ishin të maskuar ndërsa u larguan në drejtim të Fushë- Krujës.

Në komisariatin nr.5, që i përket territorit të bashkisë Kamzës janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të mësuar më shumë rreth mëkanizmit të përdorur nga grabitësit dhe kush mund ti ketë ndihmuar në atë zonë.

Nga pamjet deri tani është arritur të identifikohet vetëm i dëmtuari. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2020, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori