Peng dhe kanosje për 50 mijë euro, në pranga dy autorët (VIDEO)
Dy persona janë vënë në pranga pasi kanë kërcënuar, mbajtur peng dhe vënë gjobë një personi. Gjatë arrestimit janë sekuestruar po ashtu 3000">3000 euro, 1 karikator pistolete dhe aparatet e celularëve të përdorur nga autorët e dyshuar.

Gjatë operacionit policor të koduar “Dërmenas” janë arrestuar Nezir Bullaku, 48 vjeç, banues në Dermenas, Fier, i dënuar më parë për vrasje në tentativë dhe Afrim Berisha, banues në Dërmenas, Fier.

Arrestimi i këtyre dy personave është bë pasi kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për t'i marrë një pasuri në shumën 50.000 euro shtetasit me inicialet E. R.

Në periudha të ndryshme kohore në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë duke e kanosur deri ditën e sotme shumën prej 31.500 euro këtij personi.

Në momentin e arrestimit, shtetasve Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha, i'u sekuestrua një shumë prej 3000">3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marë duke e kanosur shtetasit të dëmtuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma prej 3000">3000 eurosh, disa aparate celular të perdorur nga të dyshuarit dhe nje karikator arme zjarri pistoletë.

Materialet i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Krimeve te Rënda Tiranë për këta persona si autor të dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”./Albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori