Pendohet OSHEE/ I "ndez" aparatin 7 vjeçares me astma
Lajmi për ndërprerjen e energjisë elektrikefamiljes Dervishi në Lushnjë, e cila ka një vajzë 7 vjeçe që vuan nga astma, solli reagime të shumta nga opinioni publik, të cilët kritikonin rëndë shtetin.

Ndërkohë që për këtë rast ka reaguar edhe OSHEE, ku përmes një deklarate për mediat bën me dije se sapo është njohur me rastin, i ka rilidhur energjinë familjes Dervishi.

Ja deklarata e OSHEE:

Ne lidhje me rastin e familjes Dervishi ne fshatin Lekaj te Lushnjes, Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike (OSHEE Sh.A), sqaron se:

Familja ka kontrate me OSHEE me nr. 49339, ne emer te Shahe Dervishi.

Te dhenat ne sistem tregojne se prej vitit 2010, abonenti ka krijuar debi ndaj OSHEE, edhe pse vlera mesatare e konsumit mujor eshte 1 mije leke.

Te henen, date 20 gusht, pasdite i eshte prere energjia elektrike, por me tu njohur me rastin, kur nuk kishin kaluar me shume se 24 ore, familjes iu lidh energjia elektrike (ende pa dale kronika ne TV).

Sqarojme se familja Dervishi ka qene ne fokus te mbeshtetjes nga ana e OSHEE Lushnje, por cdo problematike te mundshme dhe do te vijoje te ndihmohet, sikurse OSHEE ka bere me mbi 70 mije familjet, te cilet kane pranuar te lidhin aktmarreveshje te perfitimit social permes paketave lehtesuese te pageses se faturave!
Shtuar më 22/08/2018, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori