Pendohet Mustafa Nano: Nëna e Skëndërbeut nuk ishte serbe
Pëlqej
Debati më i nxehtë i verës në media ka qenë padyshim deklarimi i Nanos se nëna e Skënderbeut, Vojsava Tribalta, ka qenë serbe.

Por Mustafa Nano beson se debati që lindi prej kësaj thënieje times, e që zgjati disa javë rresht, e që u zhvillua me tone të nxehta, “tregoi se shoqëria shqiptare mbytet me një pikë ujë.

As që ishte nevoja e atij debati; unë mendoj se ai debat, i ngritur mbi një çikërrimë, madje mbi asgjë, na turpëron të gjithëve”.

Pastaj vijoi: “Unë bëra një gabim, gjatë bisedës me studentët në Vlorë u shpreha “ajo ishte serbe”, në një kohë që në kokë e kisha “sllave”, por reagimi erdhi në të nxehtë dhe shumë nervoz.

Mua më shokoi reagimi dhe paniku akademik, i natyrës “ca thotë ky”, a thua se unë po thoja që nëna e Skënderbeut është gamile apo xhirafë. Ndërkohë që thashë është sllave.

Martesa mes sllavëve dhe shqiptarëve ka qenë diçka rutinore, diçka që ndodhte shumë më shopesh se sa e mendojmë sot. Kështu që ky lloj paniku akademik m’u duk shenjë e faktit që shoqëria jonë mbytet me një pikë ujë.

Nuk kishtë asnjë arsye për të bërë gjithë këtë debat, edhe sikur ta merrnim për një sajesë timen, provokacion timin, apo për një gjë të thënë nën motivime të liga, që unë u shërbej sllavëve apo grekëve, edhe sikur ta merrnim kështu, nuk është se thashë ndonjë gjë që do trondiste në themele kombin shqiptar.

Thashë një gjë që në atë periudhë mund të ndodhte fare mirë, siç i ndodhi vëllezërve dhe motrave të Skënderbeut, që u martuan me sllavë”- komentoi Nano. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori