Mësuesja Fatime Vata, mes lotësh ka shprehur pendesë pas denoncimit se dhunonte psikologjikisht
nxënësit e
klasës së parë. "Jam shumë e penduar për atë që kam bërë. Ishte një moment që nuk ndjehesha mirë. Nuk ka për të ndodhur më kurrë. Kur pashë pamjet që u shfaqën në televizor, u bëra shumë keq. Ju lutem më falni. Ju kërkoj falje edhe prindërve që u kam shkaktuar këtë tronditje. Edhe për mua ishte shumë e rëndë kur e pash se çfarë kisha bërë dhe si isha sjellë me
nxënësit", mësohet të ketë thënë ajo.
Pas deklarimit në polici, ajo është lënë e lirë. Ndaj saj nuk do të ketë procedim penal dhe as akuzë. Video-ja u filmua nga një fëmijë i kësaj klase në shkollën "Skënder Luarasi", në Tiranë.
Mësuesja, dy ditë më parë u denoncua me video në emisionin "Stop", teksa dhunonte psikologjikisht
nxënësit e
klasës së parë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2017,
ora 17:18