Plagosi me biçak 52-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori

Një 66-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi plagosi një 52-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri mori mjekim në spitalin e Durrësit dhe më pas u largua për në banesë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /albeu.com


Shtuar 11.02.2023 20:46