Pëllumbi: E majta të administrojë mirë votën e shqiptarëve
E majta shpresoj shumë se do të dijë ta administrojë mirë fitoren që i dha në mënyrë bujare elektorati i bollshëm shqiptar. Kështu shprehet ne një intervistë për Panormaën profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi i cili përshëndet fitoren e koalicionit të majtë.


“E majta shpresoj shumë se do të dijë ta administrojë mirë fitoren që i dha në mënyrë bujare elektorati i bollshëm shqiptar. Fitorja është e bukur, e thellë dhe e pritshme, përballë një qeverisjeje problematike që po i rriste kostot e saj në kurriz të qytetarëve”. Profesori, i cili e ka mbështetur afrimin e LSI-së në koalicionin opozitar, shprehet se këtë radhë e majta diti të dalë mbi të shkuarën dhe të ndërtojë një alternativë solide. “E majta diti të bëjë një koalicion më solid dhe më bindës. Qeveria nuk diti të japë llogari për mosmbajtjen e premtimeve të saj, sulmoi në mënyrë personale opozitën dhe kryetarin e saj Edi Rama, duke menduar se me këtë strategji do të marrë një mandat të tretë, por që rezultoi e dështuar. Duket se populli di të ballafaqojë dhe të zgjedhë mirë mes alternativave. Përveç kësaj, qeveria paraqiti me eufori premtime utopike, vetëm për të shumuar programin e Partisë Socialiste”, tha Pëllumbi. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori