Mjeku infeksionist Pëllumb
Pipero ka treguar se
vaksina kundër koronavirusit “Covax” pritet të vijë në Shqipëri në fund të Dhjetorit ose në fillim të Janarit.
Në emisionin "Real Story", u shpreh se ai vetë do e bëjë vaksinën sapo të vijë, e cila do të jetë në sasi të limituar vetëm për kategorinë e personave më të rrezikuar.
“Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se
vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit.
Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, tha
Pipero.
Pipero shpjegoi se nëse është mbi 65%
efektive, është një medikament i mirë, ndërkohë që vaksinat e Biontech dhe Pfizer që kishin përqindje më të lartë, u refuzuan nga Agjensia e Barnave.
Megjithatë,
Pipero tregon se aplikimi i vaksinës do të bëhet në dy doza, ndërkohë që në këtë kohë qytetari duhet të ketë kujdes, pasi duhet kohë që të krijohen antitrupat.
“Të gjithë kemi menduar, dhe besojmë se zgjidhja për situatën e pandemisë është
vaksina. Të gjitha masat e tjera ndihmojnë në parandalimin e pandemisë.
Vaksina i jep zgjidhje. Edhe pse kam thënë se; nuk e pres mrekullinë nga
vaksina.
Krahas vaksinimit të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, pasi
vaksina ka hapat e saj për t’u aplikuar. Ka dy intervale. Menjëherë pas aplikimit të parë nuk do të thotë se krijon imunitet. Dhe pas vaksinimit të 2-të, duhen dy javë që të krijohen antitrupat.
Lajmi për prodhimin apo aprovimin e vaksinës nuk është i papritur. Specialistët ishin të bindur se para fundit të këtij viti ishin të bindur se do të dilte një vaksinë efikase.
Koha për tu aplikuar nevojitet. Bazuar në teknologjinë e re, shkenca është e përparuar. Në testimet vullnetare, në efektet të paketa anësore, flasim për efekte minimale.
Duhet t’i lihet koha nëse do të ketë dëme më të mëdha, pasi është
efektive. Është një relaksim për botën mjekësore, por dhe për qytetarët në mbarë globin. Në një kohë rekord kemi një armë
efektive masive, për të parandaluar përhapjen e covid”, tha
Pipero.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 22:05