Peligrinazhi në Kishën e Shna Ndout, policia merr masat
Mijëra besimtarë marrin pjesë në peligrinazhin e 13 të martave ne Kishën e Shna Ndout në Laç. Ata i drejtohen kodrës mbi qytetin e Lacit, duke besuar në mrekullitë e këtij vendi.

Për besimtarët nata e 12 qershorit është momenti kulminant i lutjeve.

Policia ka publikuar masat e marra.

NJOFTIM PËR SHTYP

Masat e marra nga Policia e Lezhës për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2018.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Masat e marra si më poshtë:

- Nga ora 08:00 datë 12.06.2018 - ora 24:00 datë 13.06.2018, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

" Nga Kryqëzimi i Gjykatës - Kisha e Shna Ndout "
" Nga Kryqëzimi i Poliklinikës - Kisha e Shna Ndout"
" Nga Kryqëzimi i Gjimnazit - Kisha e Shna Ndout"
"Nga Pallati 113 - Kisha e Shna Ndout"

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

- Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

- Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

- Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin,

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shtuar më 11/06/2018, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori