Hap pas hapi: Sot dita e fundit e merkatos, ja zyrtarizimet (FOTO LAJM)

31 gusht, është dita e fundit e merkatos në ligat më të forta të futbollit në botë.

Klubet e Premier Leagues së Anglisë, La Ligas së Spanjës e Serisë A në Itali kanë kohë deri edhe disa orë t’i kompletojnë transferimet e fundit.

Juventusi në ditën e fundit ka konfirmuar transferimin e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi për 15 milionë euro.

Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain edhe pse u raportua si punë e kryer se do të kalojë te Real Madridi, tashmë do të ngelë sërish në Francë.

Transferimet dhe raportimet e fundit do t’i gjeni më poshtë.

23:00 – Fabrizio Romano: Griezmann kthehet në Atletico Madrid

Gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se Antoine Griezmann do të kthehet në Atletico Madrid.

Sipas tij marrëveshja është përfunduar me Barcelonën dhe do të huazohet deri në qershor të vitit 2022 me mundësi blerjeje për 40 milionë euro.

Image

21:31 – Sunderlandi zyrtarizon Leon Dajakun

Skuadra e Sunderlandit, që garon në Kategorinë e Tretë të Anglisë, e ka zyrtaizuar transferimin e Leon Dajakut.

Sulmuesi kosovar është huazuar te Sunderlandi nga Union Berlini. 20-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ekipin e dytë të Bayern Munichut dhe të Stuttgartit.

“Unë gjithmonë e kam shikuar futbollin e Anglisë dhe gjithmonë kam dashur të luaj në Angli, kështu që kur dëgjova se kjo mund të realizohet e ndjeva se mund ta bëj hapin e duhur. I kam parë lojtarët e po ashtu kjo skuadër ka shikues të zjarrtë. Ndihem shumë mirë që jam pjesë e Sunderlandit dhe jam krenar që jam këtu”, ka thënë Dajaku për faqen zyrtare të klubit.

Image

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Argjend Malaj. Lajmi është konfirmuar në rrjetet nga faqja zyrtare e klubit.

Malaj ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ekipin nga Suhareka.

27-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur edhe për skuadrat si: Feronikeli, Prishtina, Kamza, Tirana dhe Skënderbeu.

Image

18:35 – Reali zyrtarizon Camavingan

Real Madridi ka konfirmuar transferimin e mesfushorit francez Eduardo Camavinga.

Klubi madrilen në një njoftim në sajtin zyrtar, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Rennesin për Camavingan, por detajet e transferimit nuk janë bërë të ditura.

Camavinga me Real Madridin ka firmosur kontratë gjashtëvjeçare. Mesfushori 18-vjeçar këtë edicion ka regjistruar gjashtë paraqitje te Rennesi kurse ka tri ndeshje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Francës.

Image

18:15 – Real Madridi interesohet për Aouarin

Real Madridi ka shfaqur interesim në momentet e fundit për mesfushorin e Lyonit, Houssem Aouar.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 35 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit francez.

Aouar gjatë këtij afati kalimtar është lidhur me një largim nga Lyoni. 23-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2023.

Image

18:10 – Barcelona ofron 75 milionë euro për yllin spanjoll

Barcelona po kërkon të përforcoj ekipin për sezonin e ri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sipas të përditshmes “Mundo Deportivo” krerët e klubit spanjoll kanë dërguar një ofertë prej 75 milionë euro në drejtim të Leipzigut për Dani Olmon.

Sulmuesi spanjoll thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin për një kontratë pesë-vjeçare. Olmo ka kontratë me Lepizigun deri në vitin 2024.

Image
Dani Olmo

18:04 – Januzaj refuzon një ofertë nga Katari, mbetet te Sociedadi

Adnan Januzaj ka marrë disa oferta nga vende të ndryshe, ndër to edhe një nga Katari, por futbollisti shqiptar ka preferuar qëndrimin te Real Sociedadi.

Me skuadrën spanjolle futbollisti që luan për Belgjikën, ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Pjesë e Sociedadit është që prej korrikut të vitit 2017. Më herët ka luajtur për Manchester Unitedin, Sunderlandin dhe Borussia Dortmundin.

Këtë edicion në La Liga ka luajtur tri ndeshje.

Image

17:46 – Imran Bunjaku huazohet tek Aarau

Imran Bunjaku është huazuar nga skuadra elitare e Zvicrës Grasshoppes tek ajo e Kategorisë së Dytë, Aarau.

Bunjaku 28-vjeçar nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të këtij sezoni për skuadrën e Grasshoppersit, skuadër ku u kthye në gusht të këtij viti.

Ai së fundi luajti për Schaffhausenin. Bunjaku ka luajtur tri ndeshje për Kosovën, ndërsa është paraqitur edhe për Shpresat e Shqipërisë në 13 ndeshje.

17:35 – Venezia interesohet për Kasamin

Skuadra e Serie A, Venezia, ka pyetur Baselin për t’ia liruar mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasami, raportojnë mediume të ndryshme në Itali të martën.

29-vjeçari te Baseli është që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai më herët në Serie A ka luajtur për Palermon, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Angli, Greqi dhe te disa skuadra në Zvicër.

Image

17:30 – Leedsi nënshkruan me lojtarin e Manchester Unitedit

Daniel James është larguar nga Manchester Unitedi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mesfushori i krahut është transferuar te skuadra angleze, Leeds Unitedi. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi anglez në rrjetet sociale.

James ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me ekipin anglez.

Leedsi ka paguar 25 milionë euro dëmshpërblim për t’i siguruar shërbimet e uellsianit.

17:15 – Atletico Madridi e kërkon sulmuesin e PSG-së

Atletico Madridi ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germainin për Pablo Sarabian.

Mediat spanjolle kanë raportuar të martën se krerët e klubit madrilen e kanë kërkuar Sarabian në formë huazimi deri në fund të edicionit me të drejtë blerjeje.

Sarabia pritet të largohet nga francezët, pasi trajneri Maurico Pochettino nuk llogarit në shërbimet e tij në sezonin e ri.

29-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në vitin 2024.

Ai është pjesë e klubit që nga viti 2019 kur u transferua nga Sevilla.

16:50 – Jetmir Topalli transferohet në klubin e ligës së parë turke

Sulmuesi Jetmir Topalli ka ndërruar skuadër në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Sulmuesi kosovar është transferuar në Ligën e Parë të Turqisë, te skuadra e Istanbulsporit.

Ai me ekipin e ri ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ndërsa është transferuar nga skuadra elitare turke Yeni Malatyaspori.

Sulmuesi 23-vjeçar iu bashkua Yeni Malatyasporit vitin e shkuar nga skuadra e Ballkanit.

Ai këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje, kurse sezonin e shkuar, pati katër gola në 14 ndeshje.

15:48 – Martial në kërkim të një skuadre të re

Anthony Martial do të largohet nga Manchester Unitedi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit francez.

Menaxheri i lojtarit Jorge Mendes thuhet se është duke punuar që të gjej skuadër të re për sulmuesin.

Martial 25-vjeçar është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2024. Francezi ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2024.


15:40 – Ihattaren i bashkohet Juventusit nga PSV-ja, pritet huazimi te Sampdoria

Mohamed Ihattaren është larguar nga PSV-ja dhe do t’i bashkohet Juventusit. Klubi i elitës holandeze ka konfirmuar në faqen zyrtare largimin e Ihattarenit dhe se ai ka firmosur kontratë me Juventusin.

Ihattaren 19-vjeçar pritet të huazohet te Sampdoria për një stinor.


15:02 – Aubameyang do të mbetet te Arsenali

Pierre -Emerick Aubameyang do të mbetet në Arsenal. Sulmuesi nga Gaboni është lidhur me një largim nga londinezët gjatë kësaj vere.

Por sipas “The Mirror”, sulmuesi pas një takimi me trajnerin, Mikel Arteta ka vendosur të mbetet së paku edhe një sezon te “Topçinjtë”.

Disa klube evropiane kanë shprehur interesim për sulmuesin por krerët e klubit të Arsenalit nuk kanë dashur ta lejojnë largimin e Aubameyangut. 32-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023.


14:44 – Lucas Perez i bashkohet Elches

Sulmuesi spanjoll Lucas Perez është transferuar te klubi i La Ligas, Elche.

Perez 32-vjeçar me Elchen ka firmosur kontratë deri në vitin 2023. Ai ka ardhur si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Alavesin.

Perez gjatë karrierës ka luajtur te Arsenali, West Hami, La Coruna, ndër të tjera. Po ashtu në Greqi te PAOK-u e Ukrainë te Dynami Kievi, Karpaty Lviv.

Image

14:20 – Barcelona po synon transferimin e Icardit

Pasi nuk ka arritur marrëveshje me Edinson Cavanin krerët e klubit të Barcelonës janë në kërkim të një sulmuesi.

Mediat francezes kanë raportuar gjatë së martës së katalunasit kanë rikthyer interesimin për sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo u ka bërë me dije skuadrave të interesuara se argjentinasi mund të largohet në formë huazimi më të drejtë blerje.

Klubi spanjoll do të tentojë që në ditën e fundit të afatit kalimtar të gjejë marrëveshjen me klubin francez.


14:16 – Pongraçiq huazohet te Dortmundi

Borussia Dortmund ka huazuar mbrojtësin kroat Marin Pongraçiq nga Wolfsburgu. Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman në faqen zyrtare.

Pongraçiq 23-vjeçar do të qëndrojë te Dortmundi deri në fund të stinorit. Ai te Wolfsburgu ishte transferuar në janar të vitit 2020 nga Salzburgu, ndërsa në 21 ndeshje në Bundesligë shënoi dy gola.

“Marin është një qendërmbrojtës i ri me shpejtësi dhe do të kompletojë mbrojtjen tonë”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.


14:10 – Ylli i Arsenalit bojkoton stërvitjen, kërkon largimin

Ainsley Maitland-Niles ka stërvitur i veçuar nga grupi i lojtarëve të Arsenalit.

Sulmuesi i krahut është shprehur i pakënaqur me situatën e tij te klubi londinez.

Madje lojtari thuhet se u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të huazohet te Evertoni për të pasur më shumë minuta.

Por oferta e klubit të Evertonit është refuzuar nga drejtuesit e Arsenalit.

Vet lojtari përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se dëshiron të shkoj atje ku mund të luaj më shumë.

“Gjithçka që dua të bëj është të shkoj atje ku më duan dhe ku do të luaj”, shkroi Niles.

24-vjeçari ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2023.


14:05 – Dajaku afër huazimit te Sunderlandi

Leon Dajaku mund të ndryshojë sërish skuadër. Mediat gjermane kanë raportuar të martën se drejtuesit e klubit të Union Berlinit kanë nisur negociatat me skuadrën angleze Sunderland për huazimin e sulmuesit.

Sunderlandi bënë gara në ligën e tretë të Anglisë, League One

20-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ekipin e dytë të Bayern Munichut dhe të Stuttgartit.


14:04 – Cavani mbetet te Man.Utd

Sulmuesi Edinson Cavani do të mbetet tek Manchester Unitedi.

Uruguaiani ka vendosur të mos i bashkohet Barcelonës në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Menaxheri i lojtari u ka bërë me dije krerëve të klubit spanjoll se Cavani do të mbetet pjesë e “Djajve të Kuq” deri në fund të sezonit.

34-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022.

Ai është pjesë e “Djajve të Kuq” që nga viti 2020 kur u transferua nga PSG-ja.


13:53 – Atletico Madridi nuk lejon largimin e Niguezit

Saul Niguez do të mbetet tek Atletico Madridi. Mesfushori spanjoll do të jetë pjesë e madrilenëve edhe këtë sezon.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos e shesin mesfushorin gjatë këtij afati kalimtar.

Madje krerët e klubit kanë refuzuar edhe një ofertë nga klubi i Chelseat.

26-vjeçari është kërkuar me ngulm nga londinezët.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2026.


13:49 – Lyoni kontakton Boatengun

Lyoni është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e klubit janë duke tentuar transferimin e Jerome Boateng.

Mbrojtësi gjerman është futbollist i lirë pasi nuk ka vazhduar kontratën me Bayern Munichun.

Klubi francez ka nisur bisedimet me 32-vjeçarin që nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

Për Boatengun interesim kaën shprehur edhe Sevilla dhe Hertha Berlini


13:47 – Ujkani mund t’i bashkohet Empolit

Samir Ujkani mund të transferohet në Empoli. Sipas “Sky Sport Italia” portieri kosovar po shihet si zëvendësues i Alberto Brignolit që pritet të transferohet në Greqi te skuadra e Panathinaikos.

Ujkani është futbollist i lirë pasi nuk ka vazhduar kontratën me Torinon.

Te Empoli aktivizohen edhe dy futbollistët shqiptar, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.


13:23 – Brightoni finalizon transferimin e Cucurellas

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Brighton & Hove Albion ka transferuar mbrojtësin Marc Cucurella nga Getafe.

Cucurella ka firmosur kontratë me Brightonin deri në verën e vitit 2026.

“23-vjeçari, që mund të luajë si mbrojtës i majtë por edhe mesfushor krahu, është transferimi i tretë i klubit këtë verë pas Enock M]epus dhe Kjell Scherpenit”, ka njoftuar klubi.

“Ai ka pasur një edukim fantastik te grupmoshat e reja të Barcelonës dhe ka lënë gjurmë në La Liga. Është lojtar i gjithanshëm”, ka thënë trajneri i Brightonit, Graham Potter.


13:02 – Arsenali zëvendëson Bellerinin me mbrojtësin e Bolognas

Image

Mbrojtësi i Bolognas, Takehiro Tomiyasu, është lojtari me të cilin Arsenali po synon ta zëvendësojë Hector Bellerinin. Siç raportohet, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje me klubin italian. Për lojtarin do të paguajnë rreth 23 milionë euro. Transferimi do të kompletohet sot gjatë ditës.


12:34 – Bellerin do t’i bashkohet Betisit

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hector Bellerin do të largohet nga skuadra e Arsenalit për t’u transferuar në Spanjë te Real Betisi.

Mediumet britanike kanë raportuar të martën se marrëveshja është arritur mes palëve dhe do të zyrtarizohet gjatë ditës.

Bellerin do të huazohet për një vit te Betisi, ku ekipi spanjoll e ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit. Bellerin ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023.


12:33 – Barcelona po synon transferimin e Cavanit

Në ditën e fundit të afatit kalimtar Barcelona është duke synuar ta transferojë sulmuesin uruguaian Edinson Cavani, raporton gazetari i njohur për transferime Gerard Romero.

Uruguani 34-vjeçar mund ta përforcojë sulmin e Barçës.


11:35 – Lookmani pritet të huazohet te Leicester City

Ademola Lookman pritet të huazohet te Leicester City për një edicion nga RB Leipzigu, ka njoftuar gazetari i njohur për transferime Fabrizio Romano.

Pritet zyrtarizimi së shpejti.


10:39 – Zyrtare: Man. Utd konfirmon rikthimin e Ronaldos

Manchester Unitedi ka konfirmuar rikthimin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez i është bashkuar Unitedit nga Juventusi.

Ronaldo ka firmosur me Unitedin kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimin edhe për një vit.

“Manchester Unitedi është shyumë i lumtur të konfirmojë transferimin e Cristiano Ronaldos në një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit”, thuhet në faqen zyrtare të Unitedit.

Image

10:11 – Zyrtare: West Hami transferon Vlashiqin

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, West Ham United, ka zyrtarizuar transferimin e reprezentuesit të Kroacisë Nikola Vlasic nga CSKA Moska.

Vlashiq 23-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare me West Hamin. West Hami ka paguar 30 milionë euro për transferimin, ndërsa shifra mund të rritet edhe për 9 milionë euro tjera.


10:05 – Salzburgu u reziston ofertave për Berishën

Te skuadra e Salazburgut janë të vendosur për ta mbajtur sulmuesin Mërgim Berisha, pavarësisht ofertave nga klubet tjera.

Salzburg tashmë ka refuzuar edhe ofertën e Stuttgartit, sikurse edhe atë të PSV Eindhovenit për sulmuesin 23-vjeçar.


9:39 – Celina huazohet te Ipswich Towni që garon në Ligën e Tretë të Anglisë

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, është huazuar te klubi i Kategorisë së Tretë të Anglisë, Ipswich Town nga ekipi francez Dijon.

Ai është kthyer te klubi anglez tek i cili kishte luajtur huazim në edicionin 2017/18.

Në atë edicion kishte luajtur 38 ndeshje dhe kishte realizuar tetë gola.

“Ne jemi shumë të lumtur që ai është kthyer te Ipswichi”, ka thënë trajneri i Ipswichit, Paul Cook. “Kualitetet e Bersantit janë aty për të parë dhe nuk ka nevojë t’ua shpjegojë shumë tifozëve”.

Image

9:32 – Willian largohet nga Arsenali, do të kthehet në Brazil te Corinthiansi

Reprezentuesi i Brazilit, Willian, ka shkëputur kontratën me Arsenalin pas një marrëveshje bilaterale. Lajmi është konfirmuar nga klubi londinez.

Willian i është bashkuar Arsenalit nga Chelsea në gusht të vitit të kaluar. Ai luajti 37 ndeshje gjatë stinorit 2020/21.

Willian kishte edhe dy vjet kontratë me Arsenalin, por pas diskutimeve me krerët e klubit është larguar.

Ai do t’i bashkohet Corinthiansit në Brazil, ku ka nisur karrierën.

“Të gjithë në Arsenal i urojnë Willianit dhe familjes së tij një të ardhme të mirë”, është thënë nga klubi londinez.


9:31 – Juventusi rikthen Keanin

Juventusi ka gjetur “zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos”. Sulmuesi Moise Kean është kthyer nga huazimi në formë huazimi dyvjeçar. Marrëveshja e huazimit është në vlerë shtatë milionë euro dhe Juve ka obligimin për ta blerë lojtarin prej 28 milionë eurosh.


9:03 – Rey Manaj në Itali

Image

Barcelona është në bisedime të avancuara për të shitur sulmuesin shqiptar Rey Manaj në Itali. Lojtari pritet të kalojë në Serie A te Spezia në orët e ardhshme. Barça do të kërkojë një sulmues të ri para përfundimit të afatit kalimtar, raporton gazetari Fabrizio Romano.


9:00 – Pritet zyrtarizimi, Camavinga te Reali

Image

Eduardo Camavinga pritet të zyrtarizohet sot te Real Madridi. Ai do t’i bashkohet madrilenëve për 31 milionë euro. Mesfushori francez 18-vjeçar do të largohet nga Rennes.


Shtuar 31.08.2021 22:00

Tags: ,