Peleviç: Maqedonia shtet gjysëm shqiptar
Albeu.com
Lideri serb i partisë SNS, Borislav Peleviç në parlamentin serb Maqedoninë e quajti si shtet gjysëmshqiptar. "Ashtu se ashtu Maqedonia nuk na intereson aq shumë sepse ai është shtet gjysmëshqiptar, por Mali i Zi vëllazëror na e nguli thikën pas shpine".Lideri serb i partisë SNS, Borislav Peleviç në parlamentin serb Maqedoninë e quajti si shtet gjysëmshqiptar. Ai këto komente i bëri gjatë debatit ku po diskutohej për masat që duhet të ndërmarrë Serbia pas njohjes së Kosovës nga Shkupi dhe Podgorica. Ashtu se ashtu Maqedonia nuk na intereson aq shumë sepse ai është shtet gjysmëshqiptar, por Mali i Zi vëllazëror na e nguli thikën pas shpine". Lideri i Partisë Serbia Përpara(SNS), Peleviç prezantoi disa kërkesa sanksionuese ndaj Malit të Zi, duke kërkuar ndalimin e fluturimeve nga Beogradi për në Mal të Zi, shpalljen e politikanëve malazezë si "persona non gratta", bile edhe dëbimin e të sëmurëve malazezë që përkohësisht gjenden nëpër spitalet e Serbisë dhe konfiskimin e pronave të funksionarëve malazezë në Serbi, e të cilat do t'u jepeshin Fondit për ndihmë të serbëve nga Kosova.
Shtuar më 12/10/2008, ora 22:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori