Peleshi: Zgjedhje pa opozitën nuk duam, por...
Pëlqej
Zv/kryeministri, Niko Peleshi
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi teksa ka folur lidhur me ngërçin politik u shpreh se mazhoranca nuk do të dëshironte të shkonte në zgjedhje pa opozitën, por kjo mbetet në dorën e opozitës.

“Mazhoranca nuk do të dëshironte të shkonte në zgjedhje pa opozitën, por kjo mbetet në dorën e opozitës. Pjesëmarrja në zgjedhje nuk është një e drejtë e partive, por është detyrim për popullin. Jemi regjistruar, kemi filluar punën organizative, ne do marrim pjesë në zgjedhje. LSI dhe disa parti të tjera janë regjistruar gjithashtu, janë krijuar parakushtet për një proces zgjedhor”, deklaroi Peleshi.

Sa i pë rket protestës së paralajmëruar të PD të hënën, Peleshi thekson se nuk bën asgjë tjetër përveçse dëmton imazhin e opozitës dhe të vendit.

“Të hënën i kemi pritur me keqardhje, nuk mund të na gëzojë asnjë lajm që vjen nga fronti i destruktivitetit, të gjitha këto veprime janë në të kundërt të interesit të vetë PD, po dëmtojnë vetë imazhin e kësaj partie, se para se të jemi mazhorancë e socialistë, jemi edhe shqiptarë”, tha Peleshi.

Peleshi i bëri këto deklarata gjatë panairit në Korçë, ku i pranishëm ishte edhe kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së