Peleshi pret Fleckenstein: Prioritet zbatimi i ligjit
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein. Në fokus të bisedës mes tyre ishte progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe ecuria e përmbushjes së pesë prioriteteve.

Peleshi e falenderoi z. Fleckenstein për angazhimin e tij personal në mbështetje të dialogut politik në vend dhe e njohu atë me hapat e ndërmarra nga qeveria, për përmbushjen e pesë prioriteteve si dhe me planet e saj për reformat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Ai e informoi Raportuesin për Shqipërinë për vendosmërinë e qeverisë shqiptare, për të vendosur sundimin e ligjit në çdo aspekt të jetës së vendit dhe për rëndësinë që do të ketë reforma në drejtësi gjatë vitit 2015.

Fleckenstein shprehu gatishmërinë e tij dhe të Parlamentit Europian për të ndihmuar Shqipërinë dhe njohu përparimin e bërë në përmbushjen e pesë prioriteteve të integrimit. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori