Berisha nuk e dëgjon Metën, ikën nga manifestimi para fjalimit (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta po mban në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” manifestimin në “Mbrojtje të Kushtetutës”.

Në këtë manifestim i cili deri më tani është paqësor, kanë marrë pjesë figura të njohura, si dhe ka marrë mbështetje të madhe nga partitë opozitare.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte një ndër kundështarët politik të qeverisës Rama, i cili mori pjesë dhe garantoi për gazetarët mbështetje maksimale ndaj nismës së Presidentit Meta.

“Përshëndetje vëllazërore çdo pjesëmarrësi në këtë miting shprese, në këtë minting që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit…”-tha Berisha.

Por Berisha nuk ka qëndruar të dëgjojë fjalën e kryeministrit. Në redaksinë e Albeu.com kanë mbërritur pamje të cilat tregojnë Berishën të rrethuar nga truprojat, i cili largohet nga bulevardi.

Largimi i tij ka ndodhur para se Meta të nisë fjalën, por pavarësisht largimit, ardhja e Berishës në manifestim ka treguar se ai është mbështetës i Metës në këtë nismë. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 17:55