Pelegrinazhi i bektashinjve në malin e Tomorrit
Pëlqej
Besimtarët bektashi të Shqipërisë po nderojnë me një pelegrinazh pesëditor në malin e Tomorrit imamin Abaz Aliu, një nga themeluesit e fesë së tyre. Gjatë kësaj jave mijëra besimtarë janë ngjitur si çdo vit në malin e njohur të Skraparit për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit; tyrbe dhe teqe në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.

Mijëra besimtarë bektashi shqiptarë kanë nisur prej 3 ditësh pelegrinazhin e tyre të përvitshëm në malin e Tomorrit, duke vizituar tyrben e Kulmakut dhe duke bërë rituale të shenjta në nderim të Abaz Aliut. Besimtarët kanë ngritur tenda të shumta në pllajat e malit mbi 2 mijë e 400 metra mbi nivelin e detit dhe rreth 200 km rrugë në juglindje të kryeqyteti shqiptar. Për pesë ditë rresht, deri të shtunën, besimtarët po vizitojnë vendet e shenjta, po ndjekin ritualet e festës së Abaz Aliut dhe po dëgjojnë fjalimet e klerikëve të tyre mbi historinë e shenjtërimit të baba Tomorrit dhe veprat e shenjtorëve bektashi në të mirë të njerëzve.
Shtuar më 22/08/2014, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori