Pedonalja e Beratit, Rama: Dallëndyshja e parë e ndryshimit
Kryeministri Edi Rama ka përuruar sot në Berat, rrugën e re pedonale, një financim i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Me këtë rast, këshilli bashkiak i Beratit iu ka akorduar donatorëve të huaj, tituj nderi të këtij qyteti.

"Prania e Kryeministrit këtu sot është një simbol i asaj që ne po synojmë të arrijmë jo vetëm në Berat, por në të gjithë Shqipërinë. Ky partneritet do jetë publik dhe privat, është një angazhim që ne t’i sjellim të dy bashkë këto krahë për të siguruar zhvillim për të gjithë", tha kryetari i Fondacionit amerikan.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh: “Unë jam shumë i lumtur që kjo dallëndyshe e lajmëron pranverën në Berat sepse askund më bukur nuk mund të shfaqej dallëndyshja të lajmërojë një ndryshim të madh. Këtu në Berat pas 44 vjetësh nis një projekt në hapësirë publike, një projekt që fillon të lidhë qytetin e 1 mijë e një dritareve me qytetin e sotëm të bashkëkohësive dhe të fëmijëve që do të lindin. Është fillimi i një transformimi rrënjësor për Beratin". /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori