Pedagogu shqiptar u arrestua për lidhjen me ISIS, reagon policia
Lajmi se një pedagog shqiptar u arrestua në shtetin e Malajzisëpër shkak të lidhjes me ISIS, shkaktoi bujë në media dhe opinionin publik.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari nga autoritetet e Malajzisë është Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh në atë shtet.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.

Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna
Shtuar më 08/10/2017, ora 19:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori