Pedagogia shqiptare: Ty, Vankovska që i gëzohesh tragjedisë, pa të pështyrë nuk të lë!
Nga pedagogia Gjyla Çeliku

Kur të lindësh nga prindër me urrejtje, ti reflekton urrejtje dhe prania ime në vendin tim autokton ty të pengon, sepse ata të mësuan t’mos më duash mua si qytetare, por të gëzohesh në fatkeqësitë dhe tragjeditë e popullit tim. Kur ka konflikt të armatosur ka edhe të vdekur, është e dhimbshme nuk e mohoj, por luftohet dhe çdo gjë pritet.

Kur ka paqe, të gjithë kontribojnë për të mirën e vendit dhe ju dhemb çdo tragjedi që ndodh në shoqëri. Një profesoreshë universitare që ka pasur me mijëra studentë shqiptarë, jeton me shqiptarë, përfaqësohet edhe nga zyrtarë shqiptarë, të shkruaj një qasje të këtij niveli, për mua është monstrum profesoreshë e cila ka urrejtjen si ushqim dhe shqiptarin si dështim.

Plakë e lodhur dhe e frustruar. Plakë e zhgënjyer nga regjimet demokratike, sepse ushqim primar ka pasur komunizmin dhe diktaturën. Plakë të cilën duhet ta padis unë si shqiptare e Maqedonisë së Veriut si armik për mua dhe qytetarët e mi shqiptarë.

Plakë që e lidh tragjedinë tonë me ngjarjen e 2001 në Karpallak me humbjen e 10 ushtarëve maqedonas, i gëzohet tragjedisë duke nxitur urrejtje në të njejtën kohë. Unë nuk do isha gëzuar edhe në tragjedinë e hasmit më të madh, fundja të gjithë jemi njerëz dhe vdekja është e zymtë.

Sa më dhimben qytetarët e mi që kanë ndjekur ligjerata te ti sepse nuk qenke mirë me trurin ti moj Biljana Vankovska, s’meriton të të them ju edhe pse jeni më e vjetër, por për fund do të them pis plakë dhe mos t’pafsha se pa t’pështyrë e ofenduar nuk të lë!

Turp për një profesoreshë universitare!”
Shtuar më 14/02/2019, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori