I vdes e ëma kur ishte 2 vjeç dhe i ati martohet me grua tjetër, ku përfundon vajza e vogël?

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Ermira me  bashkëshortin e tij Musanë dhe Bexhetin, djali i dajës së Ermirës. Ermira ka treguar historinë e Mynit, vajzës së dajës e cila ka jetuar me familjen e saj deri në moshën 25 vjeç.

ErmiraMyni në moshën 2 vjeçare i vdes e ëma dhe e lë me të atin. Në kohën e atëhershme të gjithë familjen e mamasë sime me vëllezërit i nxorën përjashta dhe i morën shtëpinë. Të gjithë dajat hynë në familjet e nuseve. Babai i Mynit hyri në një familje dhe vajzën e vetë nuk kishte kush ta mbante.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim vajzën e tij s’kishte kush ta mbante?

Ermira: Daja im që mamaja e la vetëm Mynin, u martua me një tjetër. Pastaj në këtë kohë Mynin e merr gjyshja dhe shkon me dajën në Berat. Gjyshja ngaqë ishte e moshuar dhe nuk e mbante dot, vendosi mama ta merrte Mynin.

Ardit Gjebrea: Kush është mama?

Ermira: Mama ime, motra e babës së Mynit.

Ardit Gjebrea: Pra halla vendosi që të mbajë mbesën. Pse babai ku ishte?

Ermira: Babai i Mynit ishte në Elbasan. Pastaj mamaja lindi dhe tre fëmijë të tjerë, vëllain dhe unë dhe një motër.

Ardit Gjebera: Kush ishte i pari, vëllai?

Ermira: Vëllai që ka ndenjur shumë me Mynin.

Ermira tregon se Myni ka shkuar tek familja e tyre kur ishte dy vjeç dhe ajo i thërriste mamasë së Ermirës, mami dhe të atit të Ermirës i thërriste babi.

Ardit Gjebrea: Ajo mendonte që ishte fëmija i prindërve të tu?

Ermira: Po.

Ardit Gjebrea: Pra nuk mendonte që ishte halla me burrin e hallës, po ishte mami me babin.

Ermira: Më vonë pastaj u kuptua.

Ermira ka treguar se ajo, vëllai dhe motra tjetër kanë shkuar shumë mirë me Mynin dhe tani e ka në vend të motrës së madhe dhe në vend të nënës, pra sipas saj Myni i ka zëvendësuar prindërit në jetën e saj. Kanë një diferencë moshe prej 14 vjet dhe sipas Ermirës, Myni është një njeri shumë i dashuri dhe i ka edukuar në atë lloj mënyre që të qëndrojnë gjithmonë bashkë. /tvklan.al