Pedagogët e Histori-Filologjisë mbështesin studentët: Dënojmë dhunën e policisë

Pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës janë radhitur në krah të studentëve që protestën e tyre ndërkohë që kanë dënuar dhunën e policisë gjatë ditëve të fundit.

Deklarata e pedagogëve të FHF, e firmosur nga Dekani Prof.Dr. Sabri Laçi.

Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-se deklaron se pedagogët:

- rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme;

-dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre;

- janë kundër çdolloj nderhyrje dhe presioni, qe synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve;

- kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë;

- propozojnë ngritjen e një strukture me pjesemarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH;

- rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSH;

- i sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.

Dekani

Prof.dr. Sabri LAÇI
Shtuar më 14/01/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori