Pedagogët e Filologjikut në krah të studentëve: Bojkot mësimit deri në plotësimin e kërkesave
Pedagogët e Fakultetit të Filologjisë kanë zhvilluar një mbledhje në orët e para të ditës dhe kanë marrë vendim që të bojkotojnë mësimin bashkë me studentët.

Pedagogët kanë rënë dakord të mbështesin të rinjtë në çdo pikë të kerkesave të tyre drejtuar qeverisë.

Sot në Tiranës zhvillohet protesta më e madhe qytetare, e cila ka në bazë të saj studentët dhe kërkesat e tyre.

Studentët nga e gjithë Shqipëria janë thirrur sot në Tiranë në grumbullimin më të madh përpara Kryeministrisë bashkë me prindërit e tij dhe qytetarët, të mbështetur nga partitë opozitare.
Shtuar më 17/12/2018, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori