PE voton rezoluten per Shqiperine
Albeu.com
Parlamenti Europian miratoi sot draft rezolutën për Shqipërinë ku i bëhet thirrje maxhorancës dhe opozitës ti japin fund krizës politike e cila ka nisur që me zgjedhjet e 28 qershorit 2009.Rezoluta ka 26 pika dhe mban në krye të saj emrin e raporterit për Shqipërinë, eurodeputetit Nikolas Chountis.

Në rezolutë theksohet se është i nevojshëm dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore, ashtu sikurse për të çuar përpara reformat kryesore.

Rezoluta thekson se “Funksionimi i plotë i institucioneve, sidomos e Parlamentit që është shtylla e konsolidimit të sistemit të demokracisë si një kriter i rëndësishëm politik për integrimin në BE.

Ndërsa dje eurodeputetët e majtë dhe të djathtë të Parlamentit Europian debatuan për më shumë se një orë e gjysmë për situatën politike në Shqipëri dhe në Kosovë. Europarlamentarët e majtë kanë bërë thirrje që të gjendet sa më parë një zgjidhje në lidhje me krizën politike. Lufta e korrupsionit dhe e krimit të organizuar, institucionet demokratike, liria e medias dhe gjakmarrja, mbeten problemet kyçe për Shqipërinë. Ndërsa, eurodeputetët i bëjnë thirrje partisë në pushtet dhe opozitës të ndajnë përgjegjësitë dhe të vazhdojnë dialogun për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike.
Debati më i madh është realizuar ndërmjet Doris Pack dhe socialistit, Kristian Vigenin. Pack ka akuzuar opozitën për qëndrimin e mbajtur me bojkotin, duke theksuar se është kundër, dhe ka kërkuar një parlament dhe opozitë funksionale. Deklarata është kundërshtuar ashpër nga ana e Vigenin, i cili ka kërkuar që Pack të ndryshojë qëndrim.
Edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fyle deklaroi gjatë debatit në Parlamentin Evropian se “Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet ndërkombëtare për zgjedhjet, përpara procesit të ardhshëm elektoral”. Fyle u shpreh se mungesa e dialogut politik është shqetësuese.

Cfarë shkruhet në rezolutë

Ne Rezoluta theksohet se është i nevojshëm dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore, ashtu sikurse për të çuar përpara reformat kryesore. Nga ana tjetër, KE mirëpret përmirësimet në kuadrin ligjor dhe në procesin e administrimit të zgjedhjeve, por vë në dukje se, sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet e qershorit 2009 përmbushën shumicën e standardeve ndërkombëtare. Në pr/rezolutë u bëhet thirrje partive politike shqiptare të ndjekin një dialog konstruktiv politik për të eliminuar problemet që u vunë re gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009, në favor të pluralizmit politik, përpara zgjedhjeve të ardhshme, duke përfshirë edhe zgjedhjet lokale të 2011. Theksohet gjithashtu edhe nevoja urgjente për hetim të shpejtë dhe efektiv të autorëve të parregullsive.

Eurodeputetët votuan sot dhe rezolutën për Kosovën në të cilën, ndër të tjera thuhet se "PE mirëpret njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian".
Shtuar më 08/07/2010, ora 13:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori