Komisioni i Jashtëm miraton draft-rezolutën për Shqipërinë
Update- Pas debatit të nisur një ditë më parë, paraditen e së martës Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka votuar draft-rezolutën për Shqipërinë.

Ndërkaq, rezolutës së hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein i janë shtuar disa amendamente.

Burime nga Brukseli bëjnë me dije se draft-rezoluta u miratua nga Komisioni i Jashtëm me 51 vota pro dhe 3 kundër.

08:36- PE voton draft-rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Europian pritet të votojë sot draft-rezolutën për Shqipërinë e raportuesit Knut Fleckenstein. Gjatë këtij votimi pritet që rezolutës me 24 pika ti shtohen edhe 16 amendamendet e kompromisit që u paraqitën nga disa eurodeputetë.

Miratimi final i këtij dokumenti do të bëhet në seancën plenare të radhës në Strasburg në datat 27-30 prill. Gjatë prezantimit të raportit të tij Knut Fleckenstain, ngriti shqetësimin mbi tensionin dhe konfliktualitetin politik në vend. Megjithatë, ai ftoi kolegët të mbështesin procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Eurodeputeti, Eduard Kukan, i dërgoi një mesazh të qartë dy forcave kryesore politike në vend: Mos përsërisni të njëjtën histori si me statusin!

Debate të shumta në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian pati dhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për bashkim me Kosovën, ku eurodeputetja Tanja Fajon shprehu shqetësimin e saj në lidhje me këto deklarata të kryeministrit Rama. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori