PE, paralajmërohet seancë debati për krizën politike
Parlamenti evropian
Marietje Schaake (D66, Hollandë), zëdhënëse e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën ka folur mbi marrëdhëniet me Shqipërinë pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Tiranë. Ajo tha se subjekti politik që përfaqëson do të kërkojë një seancë serioze në Parlamentin Europian lidhur me tejzgjatjen e krizës politike në Shqipëri.

"U shokova kur pashë të Premten e shkuar përleshje të dhunshme e protesta në Tiranë, si dhe reagimin e tepruar nga ana e policisë. Jam zhgënjyer dhe zemëruar akoma më shumë nga toni dhe përmbajtja e deklaratave si nga Kryeministri Berisha ashtu edhe nga liderët e opozitës, të cilat vetëm sa ushqejnë akoma më shumë polarizimin e thellë të jetës politike shqiptare.”, ka deklaruar Marietje Schaake.

Sipas saj, tani ka nevojë për një hetim të pavarur të gjyqësorit mbi këto ngjarje dhe mbi vdekjet e tre protestuesve, dhe unë i bëj thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE të sigurohet që BE është e përfshirë në një hetim të tillë për tu siguruar që autoritetet shqiptare prodhojnë një hetim objektiv”.

“Si një zëdhënëse për grupin Liberal dhe Demokrat mbi Shqipërinë, unë do të paraqes një kërkesë për Parlamentin Europian për mbajtjen e një debati serioz dhe të hollësishëm mbi përballjen e tejzgjatur politike në Shqipëri, në sesionin e ri. Përfaqësuesja e Lartë Ashton duhet të emërojë një mediator të BE për Shqipërinë për të rivendosur qetësinë dhe debatin normal politik për vendin në mënyrë që aspiratat legjitime të shqiptarëve të zakonshëm të mos largohen akoma më tepër nga veprimet dhe provokimet e lidershipit politik aktual.”
Shtuar më 24/01/2011, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori