PE miraton rezoluten per Kosoven
Albeu.com
Parlamenti Europian votoi sot projekt rezolutën për Kosovën. Në seancën e djeshme të zhvilluar në Strasburg eurodeputetët debatuan për shtetin më të ri në Kosovë.Komisionari evropian, Shtefan Fyle, deklaroi dje në Strasburg se "Kosova edhe më tutje mbetet prioritet" i BE-së. Ai vlerësoi se është me rëndësi të madhe "opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjatë diskutimit për Kosovën dhe Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Fyle përkrahu propozim-rezolutën për Kosovën.

Pr/rezoluta thotë se "mirëpret njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian".

Po ashtu thuhet se Parlamenti Evropian konsideron se Serbia duhet të verpojë në mënyrë pragmatike ndaj çështjes së statusit të Kosovës, edhe pse pohon se "njohja e Kosovës, tash për tash, nuk është një mundësi e pranueshme politike për udhëheqësinë në Beograd".
Shtuar më 08/07/2010, ora 13:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori