PE, debate per krizen ne Shqiperi
Albeu.com
Situata politike në Shqipëri ka sjellë përplaseje mes partive të majta dhe të djathta në Parlamentin Eurorpian. Në PE është diskutuar për situatën në Shqipëri dhe Kosovë dhe për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian.Në fjalën e tij Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fule ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres në procesin e liberalizimit të vizave por ka ende kritere teknike për të pëmbushur në lidhje me këtë proces. Ai gjithashtu u ka kërkuar palëve politikë në Shqipëri t'i rikthehen dialogut dhe rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për integrimin e vendit në strukturat evropiane.
Ndërkohë nga ana tjetër Europarlamentari Hanes Sëoboda i ka bërë thirrje klasës politike në Shqipëri që të tejkalojë sa më shpejt ngërcin politik që ka përfshirë vendin. Ai gjithashtu i është përgjigjur zonjës Pack që të mos kthehet në zëdhënëse e qeverisë shqiptare.
"Një komision hetimor duhet të jetë i qëndrueshëm në të ardhmen për të hetuar zgjedhjet. Shpresoj që zgjedhjet e tjera të mos kontestohen nga opozita", ka pohuar Sëoboda.

Ndërsa europarlamentari Eduard Kukan pasi ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave theksoi se vendi ynë ka ende punë për të bërë për të plotësuar kërkesat teknike.

Parlamenti Europian ka shtyrë për ditën e enjte miratimin e këtyre dy rezolutave.
Shtuar më 07/07/2010, ora 22:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori