PDU: Hetim skandalit të varrezave
Pëlqej
Shpëtim Idrizi, PDU
Vendimi i Prokurorisë së Korçës për fillimin e hetimeve mbi dhunimin e varrezave shqiptare në Boboshticë, nga organizata progreke “Omonia” është përshendetur nga Partia për Drejtësi dhe Unitet.

Kjo forcë politike me një deklaratë përshëndet nisjen e hetimeve për zbardhjen e skandalit të zhvarrimit të eshtrave të shqiptarëve në fshatin Boboshticë të Korçës. PDU vlerëson se ky hetim duhet të kishte nisur që në çastin e parë që u bë publik skandali dhe i bën thirrje autoriteteve që të mos ndalin hetimin deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes.

Prokuroria duhet të vendosë përpara përgjegjësisë autorët, në mënyrë që të dekurajojë që akte të tilla të përsëriten. PDU i bën thirrje prokurorisë së Korçës që të kryej një hetim të thelluar deri në zbardhjen e skandalit. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori