PDSH vendosi ta vazhdoje bojkotin parlamentar
Albeu.com
Partia e Thaçit as sot nuk i mori parasysh apelet e faktorit ndërkombëtar për kthimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë. Pas mbledhjes së sotme të Kuvendit Qendror, e cila zgjati disa orë është vendosur për vazhdimin e bojkotit.
Thaçi moskthimin e tyre në kuvend e arsyetoi me sjelljen e disa ligjeve, të cilat më pastaj, siç ai, nuk respektohen nga vetë ata që i miratojnë. Sipas Thaçit, Kuvendi i Maqedonisë është bërë instrument i partive qeveritare, në të cilin sillen ligje të seleksionuara për interesat e pushtetarëve.
‘Në këtë parlament nxiren ligje të cilat në mënyrë drastike i modifikojnë parimet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit rrjedhimisht tash më nga kushtetuta e Maqedonisë sic janë përdorimi zyrtar i gjuhës, decentralizimi përfaqësimi adekuat përdorimi i simboleve kombëtare etj. Nxirren ligje të cilat pastaj nuk respektohet sic është ligji për amnesty që përforcon konstatimin e kotësisë së veprimit në kët institucion. Nuk nxirren ligje të tjera që kan të bëjnë me pakon e risocializimit të pjesëmarrsve të konfliktit të 2001, interpretimi dhe zbatimi selektiv i ligjeve në varësi nga interesat e partive që janë në qeveri”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ai para kuvendarëve të PDSH-së edhe publikisht pranoi se faktori ndërkombëtar tanimë prej disa muajsh kërkon kthimin në organin ligjdhënës.
‘Ata na këshillojnë, na sugjerojnë, të tjerët e quajnë presion këshillimin... Ne kemi arritur t’i përballojmë duke dhënë fakte dhe argumente të pakapërcyshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare, se kthimi jonë në parlament nuk ka kurrfarë arsye elementare”, u shpreh Thaçi.
Partia Demokratike Shqiptare, ka filluar bojkotin që nga 18 gushti i vitit të kaluar. Deri më tani disa herë në mënyrë të qartë dhe të prerë diplomatët perëndimorë i kanë sugjeruar partisë së Thaçit se vendi ku duhet zhvilluar politika është foltorja e kuvendit. Por, sikurse edhe sot, këto kërkesa të diplomatëve nuk janë marrë parasysh. (alsat-m)
Shtuar më 12/07/2010, ora 10:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori