PDSH: Sulmuesi i Ahmetit qytetarë i thjeshtë i Rakovecit
Albeu.com
PDSH ka hedhur poshtë si të pabaza akuzat e BDI-së se i akuzuari kryesor për sulmin ndaj eskortës së BDI-së, në të cilën gjendej edhe kryetari I kësaj partie Ali Ahmeti, është truproje e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaci.Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi akuzat e BDI i quajti pallavra qesharake për ta histerizuar popullin. "Mua më kanë kris në Bllacë e Vejcë e paskam kris unë te ata.Personi që akuzohet është një qytetarë I thjeshtë I Rakovecit megjithatë unë bëjë apel te qytetarët që paknaqësinë ta tregojën me votë jo me mënyra të tjera, ndërsa te BDI most a traumatizojë situatën se nuk është situatë e tillë dhe mos të histerizojnë situatën parazgjedhore përshkakse ajo është e dëmshme", deklaroi Thaçi.
Zëdhënësi I Shtabit zgjedhor të PDSh-së Fexhri Selami duke I quajtur të akuzat e BDI-së incidentin në Rakovec e ndërlidhi me një aksion të policisë në këtë fshatë gjatë 2003 kur në pushtet ka qenë BDI. Në këtë aksion sipas tyre ka humbur jetën një e afërme e të akuzuarit kryesor për sulmin ndaj Ahmetit.
"Më lejoni që të sqaroj opinionin public lidhur me akuzat e pabaza të BDI – së lidhur me incidentet apo për të shtënat ndaj veturës së liderit të kësaj partie.Brutaliteti I BDI – së dhe LSDM – së ka pasojat e veta.Nnjëra nga viktimat e brutalitetit Bdi dhe LSDM ishte një grua 26 vjeçare e vrarë në aksionin policor që e realizoi BDI dhe Lsdm në viti 2003", tha zëdhënësi Fexri Selami.
Selami duke u thirrur në deklaratën e avokatit të akuzuarit Xhelili , tha se ai hedh poshtë të gjitha akuzat se ka qenë pjesmarrës në incidentin e armatosur në Rakovec.
"Deklarata e avokatit të akuzuarit flet qartë se ai është plotësisht I pafajshëm dhe nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet të dhunshëm dhe nuk ka shtënë pas BDI – së.Vetë I akuzuari I hodhi poshtë të gjitha spekulimet para organeve të rendit', theksoi ai.
Ministria e brendshme dje ngriti akuza penale ndaj dy personave të dyshuar si pjesmarrës në sulmin ndaj eskortës së BDI-së në Rakovec, Faruk Iljazi nga Recica e Madhe dhe Vullnet Xhelili nga Rakoveci. (Alsat-m)
Shtuar më 15/05/2008, ora 05:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori