PDSH shpalosi listat për deputet
Albeu.com
Partia Demokratike Shqiptare të premten zyrtarisht shpalosi listat e kandidatëve për deputet. Kryetari i kësaj partie do të kryesojë Njësinë zgjedhore numër 6, pas tij radhitet Besim Dogani. Në NJ.Z. 5 do të kryesojë Arbër Xhaferi, pasohet nga Verim Kaba, në të dytën Abedin Zymberi, pasohet nga Flora Kadriu. Në njësinë Zgjedhore numër do të kryesoj Imer Selmani, pas tij radhitet Ruzhdi Matoshi. PDSH-ja vendosi të garojë edhe në njësinë zgjedhore numër 3 ku në krye të listës do të jetë Muarem Imeri. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pas shpalosjes së listave u shpreh i bindur se PDSH-ja do të fitojë bindshëm në këto zgjedhje.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, shpreson se partia e tij do fitoi bindshëm dhe thellë. Sipas tij për suksesin e punës së qeverisjen aktuale flasin faktet dhe argumentet. "Si bazë e fushatës sonë do të jenë 6 kërkesat për të cilat arritëm marrëveshje në kuadër të qeverisë. Thjeshtë kjo është platforma PDSH-së që para 15 vjetëve. Kam binden e plotë se kjo do të realizohet shumë shpejtë me qeverisjen e ardhshme dhe bashkërisht mandej do të punojmë për zhvillim ekonomik të shtetit", deklaroi Thaçi.
Ai u shpreh se pas zgjedhjeve do të jetë sërish në koalicion me PPD-në e Abdylhadi Vejselit. (Alsat-m)
Shtuar më 03/05/2008, ora 20:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori