PDSH pyet Gruevskin si ndjehet me Ahmetin
Albeu.com
Partia Demokratike Shqiptare akuzoi qeverinë se po i ikë debatit dhe nuk po e komenton situatën aktuale në Maqedoni. “Disa herë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe njëkohësisht kryeministri i Maqedonisë z. Gruevski, deklaron se kush ...... me kë do të jetë në opozitë, apo në koalicion, kush me kë bashkëpunon etj. Më mirë, z. Gruevski është që të komentojë për situatën reale në vend, më mirë është që ai të komentojë për situatën aktuale në vend, e cila siç duket më së tepërmi i intereson opinionit”, tha zëdhënësi i PDSH-së, Adriatik Imeri.

Publikisht e pyesim kryeministrin e Maqedonisë z. Gruevski, tha Imeri se si ndjehet në koalicion me komandantin e UÇK-së Ali Ahmeti, si ndjehet me komandantët tjerë që i ka në qeveri, duke mos përjashtuar edhe grupet kriminele të cilat janë brenda BDI-së, ndërsa z. Gruevski po bashkëpunon shumë mirë me ta.

Imeri pyeti kreu e qeverisë se cila është perspektiva të cilën e ofron kjo qeveri së bashku me komandantin Ali Ahmeti dhe ku e çon kjo politikë këtë shtet?

“Jo vetëm anëtarët e VMRO-DPMNE-së, por të gjithë qytetarët janë shumë të interesuar që të dinë diçka më shumë për bashkëpunimin e Gruevskit me komandantin Ahmeti.Përse z. Gruevski me ekipin e tij publikisht e mbështeti fuqimisht Komandantin e Brugadës 112, për kryetar komune, kuadër i BDI-së, Hazbi Likën. A mos ishte ky edhe vullneti i anëtarëve të VMRO-DPMNE-s”, theksoi Imeri.

Ne i apelojmë z. Gruevski që më mirë është që të komentojë këtë gjendje reale, se sa atë se më kë bashkëpunon PDSH-ja dhe lideri i saj z. Thaçi, që megjithatë është virtuale dhe hipotetike, deklaroi ai. (INA)
Shtuar më 08/06/2009, ora 22:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori