PDSH mohon se nderkombetaret po bojkotojne Thacin
Albeu.com
Edhe pse PDSH-së sot ka mohuar se përfaqësuesit e BE-së anashkalojnë këtë parti dhe liderin e saj Menduh Thaci, nga zyra e BE-së në Shkup për Alsat sot edhe njëherë kanë konfirmuar atë që ndodhi dje. Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle dje nuk takoi ... liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, ndërkohë që zhvilloi takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe përfaqësuesen e DR , Flora Kadriu.
'Sot, PDSH kontaktoi zyrën e Bashkimit Evropian për sqarime plotësuese, por nga kjo zyrë kategorikisht mohuan pohimet e tilla se gjoja funksionar të BE do ta anashkalojnë PDSH’, u tha sot në konferencën për shtyp të kësaj partie duke mos qartësuar se vallë pse komisioneri për zgjerim Fyle nuk takoi dje liderin e tyre Menduh Thaci.
Alsat-M duke u thirrur në burime diplomatike informoi se diplomatët perëndimorë kanë marrë qëndrim të prerë se pa kthimin e partisë së Thacit në Kuvend, ai nuk do të mund të takohet me asnjë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, përfshi këtu ambasadorët e akredituar të BE-së dhe NATO-s në Maqedoni. Gjithashtu diplomatët perëndimor kanë precizuar se Thaçi, nuk do të mund të takojë as ndonjë ministër të BE-së dhe NATO-s që do ta vizitojë Maqedoninë. Diplomatët thonë se PDSH ka fituar mandatin nga qytetarët dhe se të njëjtin duhet ta prezantojë në Kuvend. Këtë sot edhe njëherë zyrtarisht e ka konfirmuar edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Filip Riker.
"E keni dëgjuar mesazhim tim për këtë. Shtetet e Bashkuara të AMeriëks besojnë edhe kolegët e mi në Uashiongotn besojnë se një parti politike që dëshiron të marrë pjesë në sistem dhe të ketë një rol në të, duhet të përdorë institucionet e demokracisë. Ne kemi bërë shumë për mbi 20 vjet me progranmet tona të assitencës të mbështeësim institucionet këtu përfshi edhe parlamentin dhe ne besojmë se z. Thaci dhe deputetët që janë zgjehdur nga qytetarët duhet të shkojnë në Parlament dhe të disuktojnë qëllimet dhe shqetësimet e zgjedhhësve të tyre dhe ti rpezantojën ato në Parlmanet. Ky është edhe roli I Paralemtit dhe prandaj I bëjmë thirrje z. Thacit dhe kolegëve të tij të kthehen të PArlament dhe ta përmbushin përgjegjësinë e tyre për të qenë atje", deklaroi Filip Riker, ambasador i SHBA-së.
Lideri i vetëm i cili nuk u përfshi në agjendën e komisionerit evropian për zgjerim dhe eurodeputeteve si dhe kongresmenëve amerikan që gjatë kësaj jave qëndruan në Shkup ishte lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. (alsat-m)
Shtuar më 21/02/2010, ora 03:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori