PDSH: Menduh Thaçi kuptohet drejtë nga shqiptarët
Albeu.com
Arbana Matoshi tha se arritjet e pakontestueshme gjatë qeverisjes 18 muajshe dhe oferta reale e PDSH shtojnë përkrahjen e qytetarëve. PDSH sot akuzoi BDI se vazhdon të udhëheq fushatë negative zgjedhore me plotë urrejtje dhe tentaiva për të përçarë shqiptarët.Arbana Matoshi tha se në fillim të javës së fundit të fushatës së zgjedhjeve të parakohshme aksioni i kryetarit të PDSh Menduh Thaçi është kuptuar drejt nga shqiptarët.
"Kur PDSH-ja është në qeveri, është parti e të gjithë shqiptarëve, me këtë kuptim PDSH-ja shihet nga shqiptarët si shpresa e vetme e realizimit të të drejtave të tyre", tha Matoshi.
Sipas saj, paraqitja e suksesshme e PDSH në fushatën zgjedhore, transparenca dhe prezantimi i patformës zgjedhore, arritjet e pakontestueshme gjatë qeverisjes 18 muajshe, oferta reale ka shtuar ndjeshëm përkrahjen reale të qytetarëve.
Ajo tha se PDSH mirëpret kycjen e çdo anëtari të BDI-së në PDSH. "PDSH me kujdes të thellë ndjek klimen e krijuar politike pro-PDSH", tha Matoshi.
PDSH porositi se do qëndrojnë fuqishëm në përcaktimet e tyre për proces të drejtë zgjedhor, për ruajtjen e tipareve demokratike të fushatës. "Do të kontribuojë që procesi të mos deformohet dhe njolloset nga segmentë të caktuara", theksoi Matoshi. (alsat)
Shtuar më 24/05/2008, ora 01:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori