PDSH me dy nënkryetarë të ri
Albeu.com
Mevlan Tahiri dhe Iljaz Halimi janë dy nënkryetarët e rinj të PDSH-së të cilët u zgjodhën nga Kuvendi qendror, që zëvendësojnë Ruzhdi Matoshin dhe Imer Selmanin, që u larguan nga partia.Menduh Thaçi e cilësoi idenë për krijimin e një partie të re si antishqiptare, ndërsa iu bëri thirrje deputetëve që braktisën PDSH-në që ti kthejnë mandatet e tyre.

"Por pas këtij projekti nuk qëndroj sepse ky është thjeshtë kryekëput project antishqiptarë. Asnjëherë 16 vjetë nuk kamë bërë pjesë në projekte të tilla. ..Mendoj se minimum I moralit njerëzor dhe politik I këtyre djemve është që ti kthejnë mandatet e deputetëve", tha kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi.

Lideri I PDSH-së nuk pohoi e as mohoi mundësinë e kthimit të PDSH-së në Parlament. Por paraprakisht PDSH kërkon që në rend dite të vihen çështjet me prioritet siç janë Integrimi I Vendit në NATO dhe BE dhe Rezoluta për njohjen e Kosovës.

"Në takimet që kam pasur me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare është insistuar që grupi parlamentar I PDSH-së të kthehet në parlament si stabilizator i jetës politike në Maqedoni. Dy janë çështjet të cilat na shqetësojnë shumë. Bllokimi I procesit integrues në NATO dhe në Unionin Europian dhe e dyta implementimi qesharak I Marrëveshjes së Ohrit", theksoi Thaçi.

Në mbledhjen e Kuvendit qendror të PDSH-së ku u debatua reth riorganizimit të degëve të cilat gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare kanë treguar rezultat të dobët është bërë edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të kryesisë qendrore me 4 anëtarë të rinj dhe atë Mevlan Tahiri nga Shkupi, Haxhi Maliqi nga Kumanova, Samet Rahmani nga Gostivari dhe Petrit Lenja nga Dibra.

Bedri Rexhallari, alsat
Shtuar më 14/09/2008, ora 18:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori