PDSH: Marreveshja e Ohrit larg zbatimit
Albeu.com
Partia Demokratike Shqiptare konsideron se Marrëveshja e Ohrit ende është larg realizimit të saj. Në prag të shënimit të 8 vjetorit të nënshrimit të kësaj marrëveshjeje, PDSH-ja doli me të dhëna sipas të cilave përfaqësimi i drejt ...... dhe adekuat i shqiptarëve në administratë dhe institucionet tjera shtetërore është larg pretendimeve të BDI-së. Kjo parti tha nënkryetari i PDSH-së Iljaz Halimi po manipulon me elektoratin se gjoja ka shënuar rezultate në implementimin e dispozitave të Marrëveshjes Kornizë.
“Të dhënat statistikore për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e shtetit, veçmas në postet udhëheqëse janë alarmante. Në Ministrinë e Financave përfaqësimi i shqiptarëve 6.04%, kurse në postet udhëheqëse ka vetëm 1.02 për qind. Në Ministrinë e Kulturës 3.89 për qind, në postet udhëheqëse vetëm 1.61 për qind. Në Parlament përfaqësimi i shqiptarëve 8.66 për qind, në postet udhëheqëse vetëm 1.81për qind. Në Presidencë përfaqësimi i shqiptarëve 8.91 për qind, në vendet udhëheqëse 2.81. Në Qeveri përfaqësimi i shqiptarëve 11.02 për qind, në postet udhëheqëse 0.85 për qind", tha Iljaz Halimi, nënkryetar i PDSH-së.
Nënkryetari i PDSH-së, Halimi ka komentur edhe deklaratën e një ditë më parë të ambasadorit të BE-së në Shkup, Ervan Fuere se bojkotimi i parlamentit të paralajmëruar nga PDSH-ja duhet t'i takoj të kaluarës pasi në shoqëritë demokratike bojkoti nuk ka vend.
“Po ne nuk mundë të presim prej përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare ndonjë qëndrim tjetër nga ai që dje e dëgjuat nga zoti Fuere. Natyrisht që ata janë të interesuar që të gjitha partitë politike që kanë marrë mandatin e popullit të marrin pjesë në Parlament. Megjithatë ne mendojmë si parti se e drejt demokratike është e çdo partie politike që të vendosë ndryshe nga pjesmarrja në parlament poqëse ashtu pajtohet elektorati që ka votuar atë parti dhe organet e asaj partie”, shtoi Iljaz Halimi.
Për çështjen e bojkotit dhe aktivitetet tjera partiake, PDSH-ja pritet të vendos deri kah mesi i këtij muaji. (Bashkim Sulejmani, alsat)
Shtuar më 05/08/2009, ora 23:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori